Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk arriti në krye të listës së aktorëve më të paguar për vitin 2023.
Në listën e publikuar nga revista Forbes, nuk kemi në radhë të parë asnjë nga yjet që përfshiu natën e Oscars. Në vend të kësaj, ai që ishte në krye të top-10 ishte Adam Sandler, sigurisht falë Netflix .

Sipas mediave amerikane, vetëm në gjysmën e parë të vitit 2023 abonentët ndoqën më shumë se 500 milionë orë përmbajtje me aktorin kryesor, kështu që me shifra të tilla si platforma ashtu edhe ai “e morën vlerën e parave të tyre”.

Vitin e kaluar, Sandler fitoi (para taksave) rreth 73 milionë dollarë. Një vend më poshtë ishte Margot Robbie, me rreth 60 milionë dollarë fitime, falë suksesit të madh të filmit Barbie, ndërsa kolegu i saj në film, Ryan Gosling doli i katërti.
Top-3 u mbyll me një fytyrë të njohur në këto lista, Tom Cruise. Filmi i fundit “Mission Impossible” mund të mos ketë arritur rezultatet e Maverick, por gjithsesi i dha aktorit amerikan 45 milionë dollarë.
Dhjetë të parët e listës:
Adam Sandler – 73 milionë dollarë
Margot Robbie – 60 milionë dollarë
Tom Cruise – 45 milionë dollarë
Ryan Gosling – 43 milionë dollarë
Matt Damon – 43 milionë
Jennifer Aniston – 42 milionë dollarë
Leonardo DiCaprio – 41 milionë dollarë
Jason Statham – 41 milionë dollarë
Ben Affleck – 38 milionë dollarë
Denzel Washington – 24 milionë dollarë
© Panoramaplus.al

