23 Shkurt, 2022

Lirohet nga burgu Albano Bogdo, zbulohet pse ishte arrestuar aktori


Gjykata e Tiranës ka lënë sot të lirë aktorin e humorit, Albano Bogdo, i cili u arrestua dy ditë më parë nga policia.

Ndaj aktorit të humorit gjykata vendosi  masën e detyrimit të paraqitjes.

Sjellim në vëmendje se ai u arrestua nga policia, pasi u kap duke drejtuar makinën pa patentë.

Aktori i njohur Albano Bogdo rezulton se ka rënë në prangat e policisë rrugore rreth orës 01:39 të mëngjesit të 22 shkurtit..

Është bërë e ditur se Bogdo po ngiste një makinë “BMW” dhe u ndalua në Bulevardin Bajram Curri.

Ai gjithashtu ka dhënë një deklaratë të shkurtër para organeve:

“Jam njohur me letrën e të drejtave të mia dhe shpjegime do të jap në një fazë tjetër të hetimit. Gjë tjetër nuk kam për të thënë.”

© Panoramaplus.al