Lindita Halimi mundohet të jetë aktive në rrjete sociale, pasi në muzikë, prej dy vitesh nuk ka sjellë projekte të reja.

Ajo ndan momente nga përditshmëria e saj, ku pjesën më të madhe duket se e zë stërvitja.

Sigurisht nuk mungojnë as foto e video me partnerin e me vajzën e saj, Kaimanan.

Ndonëse prej shumë vitesh këngëtarja jeton në Amerikë, Lindita nuk ka nguruar asnjëherë të tregojë se është me origjinë shqiptare.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrëmjen e djeshme, ku nëpërmjet një Instastory i sqaron të gjithë ndjekësit e saj se nuk është latine.

“Unë nuk jam latine! Unë jam shqiptare! Jam e kënaqur, sepse i dua shumë latinët e mi dhe sinqerisht të gjithë, por për t’ju përgjigjur gjithë mesazheve, unë jam shqiptare krenare nga Kosova”, shkroi ajo në postim.

Së fundmi u mësua se Lindita do të marrë pjesë këtë vit tek “Kënga Magjike”.


