Transgjinorja më e njohur shqiptare Linda Rei ka shkaktuar sërish debate në media dhe këtë herë ndërsa ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’.

Pjesëmarrja e saj në emisioni ‘Dance with me’ e ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe këtë herë e ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’ ajo është përplasur me moderatoren e emisionit.
‘Përplasja ‘ ka nisur ndërkohë që moderatorja e emisionit i ka drejtuar Lindës pyetjen :”Si është jeta jote si transgjinore”?

Kaq ka mjaftuar që Linda të nis të replikojë duke thënë: “Nuk jam transgjinore”, u përgjigj Linda ndërsa Rudina ja ktheu: “Je shndërruar…”.

“Jo, fjala trans do të thotë “në mes”, je transgjinor kur je seksi mashkull por ke paraqitjen e femrës ose e anasjellta. Unë jam operuar dhe jam seksi femër”, tha Linda. Megjithatë moderatorja e emisionit vazhdoi t’ia përsëriste edhe më vonë se ajo ishte transgjinore.
© Panoramaplus.al
