Debati me moderatoren Rudina Magjistari si dhe largimi i papritur nga spektakli i kërcimit ku merrte pjesë e kanë kthyer Linda Rein në qendër të vëmendjes, madje më shumë sesa çdo personazh që konkurron aty.

Seksualiteti i saj dhe ndërhyrjet kirurgjikale për tu kthyer në femër hapën edhe një debat të madh mbi konceptin transgjinor ku disa i dhanë suport e të tjerë e paragjykuan.

Pas disa ditësh heshtje Linda është rikthyer më fuqishëm se asnjëherë më parë. E veshur vetëm me të brendshme të zeza ajo pozon në mënyrë seksi para pasqyrës duke na treguar edhe njëherë se ajo është dhe ndjehet femër.

© Panoramaplus.al

