30 Shtator, 2017

Linda Rei :Ja pse nuk pranova të kërceja me balerinë! Jam bajatur nga komentet e njerëzve


 

Rastësia ndonjëherë është e çuditshme. Linda Rei mes disa emrave, ka zgjedhur për të komentuar, rastësisht, emrin e Robert Aliaj. Mes të qeshurave në studio, ajo nuk ngurrëoi të komëntonte, anëtarin e panelit ku ajo kërcen.

“Ai paguhet për ato që thotë, ndërsa unë thjesht argëtohem” thotë Linda. Gjatë programit ajo foli edhe për anëtaret e tjerë të spektaklit teksa sqaron përfundimisht se kërcen vetëm, pasi nuk i pëlqyen kërcimtarët qe i propozuan.

Nga ana tjetër, gjen momentin për të falenderuar Albërie Hardërgjonaj për suportin që i ka dhënë online. Ajo thotë se është bajatur nga komentet e njerëzve , që e ngatërrojnë termin transgjinor, që herë i thonë mashkull dhe herë femër dhe shprehet se ka dy vjet që thotë të njëjtat gjëra dhe njerëzit nuk marrin vesh.

 

© Panoramaplus.al