12 Janar, 2024

Linda Halimit i ndodh e papritura, këngëtarja humb gruin e çmuar në “Big Brother VIP”


Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi ditën e sotme ka humbur gurin e çmuar të unazës së martesës.

Unazën ia kishte dhuruar bashkëshorti i saj, reperi amerikan Big D natën që kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në “Big Brother VIP Kosova”.

Menjëherë pasi banorët e tjerë morën vesh lajmin, i shkuan në ndihmë këngëtares për të gjetur gurin e unazës në mënyrë që të plotësonte përsëri simbolin e dashurisë që mbante në gisht.

Megjithatë nuk dihet nëse Linda e ka gjetur diamantin apo jo.

© Panoramaplus.al