19 Dhjetor, 2023

Linda Halimi “thumbon” konkurenten e “Big Brother VIP”: 200 mijë euro se kanë vlerën e njollës që mund të mbesë në imazhin tënd…


Linda Halimi dhe Alba Vukaj kanë qenë duke biseduar së fundmi rreth lojës së banorëve të tjerë.

 

 

 

Ato  po flisnin për Shqipen duke thënë se e do vëmendjen gjatë gjithë kohës.

Këngëtarja më pas bëri një deklaratë, teksa shtoi se duhet të ruash imazhin pasi 200 mijë euro nuk e kanë vlerën e tillë.

“200 mijë euro s’e kanë vlerën e njollës permanente që mund të mbesë në imazhin tënd”, u shpreh ajo.

Ajo më pas po fliste për bashkëshortin e saj, reperin Big D, duke thënë se dëshiron të jetë më privat.

“Burri im nuk do, as Instagramin, ia mbaj unë”, theksoi ajo.

           

  

 

 

© Panoramaplus.al