2 Prill, 2018

Linda Halimi performon krah vëllait të këngëtares Ariana Grande


Ka disa kohë që këngëtarja shqiptare Linda Halimi gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po përpiqet që të bëjë një karrierë ndërkombëtare.

Pas pjesëmarrjes në “American Idol” dhe “Eurovizion 2017”, ajo vazhdon të punojë fort në kërkim të famës. E rrethuar vazhdimisht me emra që kanë të bëjnë me muzikën, Lindën e pamë së fundi në një foto krah vëllait 10 vjet më të madh të këngëtares Ariana Grande, Frankie Grande.

Në një event në Mandalay Bay Resort and Casino, në Las Vegas, Linda ka ndarë skenën me këngëtarin, aktorin dhe kërcimtarin e njohur i cili prej kohësh ka folur hapur për preferencat e tij seksuale ndaj gjinisë së njëjtë.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al