
Linda Halimi është larguar nga “Kënga Magjike”, pak kohë para netëve gjysmëfinale. “News31” bëri të ditur sot se Linda kishte hequr dorë nga pjesëmarrja, por cila ishte arsyeja e këtij vendimi?

Në një prononcim për “Iconstyle”, Linda u shpreh se vajza e vogël dhe rruga e largët e kanë detyruar të heqë dorë.

“Rruga e gjatë, kam gocën e vogël. E mora me shumë qejf, por s’mund të vij këtë vit. Rëndësi ka që kënga ime u lançua dhe u kënaqa shumë kur isha javën e kaluar”, shprehet Linda.

Këngëtarja u rikthye në festivalin “Kënga Magjike”, pas 9 vitesh mungesë. Linda konkurronte me këngën “Want my love”, një këngë që u pëlqye shumë nga publiku.

Kujtojmë se 9 vite më parë Linda u përjashtua nga gara pasi shkuan 30 minuta me vonesë në prova.






