7 Nëntor, 2023

Lidhja e Gigi Hadid dhe Breadley Cooper po bëhet serioze? Zbulohen detaje të reja nga romanca e çiftit


Modelja e njohur Gigi Hadid dhe Breadley Cooper prej një muaji kanë nisur një lidhje dashurie, sipas Page Six.

Ndonëse çifti dëshirojnë që mos ta bëjnë publike lidhjen e tyre, ata i kanë dalë disa herë së bashku në darka dhe shëtitje romantike duke kaluar kohë më shumë me njëri-tjetrin.

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid janë parë së bashku gjatë një daljeje në mëngjes herët në NYC

Mirëpo sipas një burimi për të njëjtën media romanca e Gigi dhe Cooper po bëhet serioze,pasi ata po kalojnë shumë kohë së bashku.

“Po bëhet serioze shumë shpejt. Ata janë bashkë çdo ditë”, tha burimi.

Ndërsa shtoi: “Ai e gjen atë intelektualisht interesante”, duke treguar kështu që nuk është vetëm bukuria e modeles ajo se çfarë e tërheq aktorin por edhe mençuria e saj.

 Gigi Hadid and Bradley Cooper are pictured leaving Zero Bond in New York City. The 28 year old American model appeared to have arrived to the venue Taylor Swift and a large group of friends before exiting sometime later with the 48 year old American actor trailing close behind.

Gigi është nënë e një vajze 3-vjeçare, Khai, të cilën e ndan me ish-partnerin e saj Zayn Malik, nga ana tjetër edhe Cooper ka një vajzë me ish-bashkëshorten.

gigi hadid (3)

 

© Panoramaplus.al