Opinioni publik është tronditur nga një libër kontrovers, në të cilin shkruhet se Elvis Presley ishte pedofil dhe kishte të dashura 14-vjeçare, kur ishte në turne në moshën 22-vjeçare.
Autori i librit është Joel Williamson dhe shprehet se mbreti i “Rock and Roll”, ka mbajtur një grup prej tri vajzash 14-vjeçare me të në turne, të cilat ishin të gatshme për “luftime me jastëk, gudulisje, puthje dhe gudulisje’, raporton Vice.

Në Elvis Presley: Një Jetë Jugori (Elvis Presley: A Southern Life), Williamson gjithashtu pretendon se ai mashtroi një nga të dashurat e tij, 15-vjeçare, Dixie Locke. Kjo e fundit dhe Elvis dolën bashkë nga viti 1953 deri në 1955-n.
Madje thuhet se Elvis kishte një varg femrash të mitura, përfshirë edhe gruan e tij Priscilla. Çifti u takua në Bad Nauheim, Gjermani, gjatë karrierës së tij si ushtar kur ajo ishte vetëm 14 vjeç.

Në natën e parë me Prishilën, “ai bëri dashuri me të në çdo mënyrë të mundshme veçse nuk penetroi dhe këtë e bëri sepse si duket virgjëria e saj ishte shumë e rëndësishme për Elvisin”, thuhet në libër.
Kur nëna e Elvisit Gladys vdiq më 1958, dëshira e tij për shoqërim në shtrat u bë më e fortë, pohon Williamson.

“Ka pasur lumë seksi më parë, tani kishte një përmbytje”, shkruan autori në libër. Nga viti 1958 deri në vdekjen e tij në 1977-n, ai gjithmonë kishte nevojë për një grua apo vajzë në shtrat.
Williamson pohon gjithashtu se Elvis ishte ‘i fiksuar me virgjërinë’, duke fjetur me dy virgjëresha 26-vjeçare të vetëshpallura në gusht të vitit 1970. Kur Priscilla arriti në Memphis për të njoftuar se ajo nuk ishte më e dashuruar me të dhe po ndahej, ai u mbyt në një stuhi xhelozie dhe e dhunoi.

“Kështu, çështja e dashurisë midis Elvisit dhe Priscillës përfundoi, me dëshpërim, me përdhunim bashkëshortor”, shkruan autori.
Libri gjithashtu pohon se ka pasur shumë episode të shkruara rreth tij, “ku angazhonte vajza të reja që të peformonin për të, duke u mbuluar me baltë teksa ishin me të brendshme të bardha, duke spiunuar çiftet që bëjnë seks në një nga shtëpitë e Hollivudit, duke instaluar një pasqyrë me dy drejtime në një banjë”.


