Associated Press deklaroi se libri i Hillary Clinton “Çfarë ndodhi – historia e zgjedhjeve” ka shitur plot 300,000 kopje në platformat e ndryshme të shitjes gjatë një jave nga dita e daljes në shitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto shifra janë në fakt një përgjigje shumë e qartë e të gjithë kundërshtarëve të Hillary të cilët, më herët gjatë këtij muaji, e këshillonin atë të “largohej” apo “ta mbyllte gojën.” Por, mesa duket, njerëzit kanë folur qartë dhe ata duan të dëgjojnë më shpesh nga ajo.
![]()
Hillary është duke realizuar një tur për librin e saj, i cili përfshin intervista, dhënie autografesh dhe fjalime të mbajtura në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Libri, i cili u përshkrua nga The New York Times si “rritës i madh i nivelit të kualitetit,” ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe medias që kur u anoncua botimi i tij.
© Panoramaplus.al

