9 Qershor, 2018

Liberta Spahiu kërcen nën ritmin e këngës së “rivales”, Elvana Gjata (FOTO)


Prezantuesja e njohur kosovare, Liberta Spahiu është bukuroshja që prej vitesh drejton emisionin e saj “Prive”.

Së fundmi ajo është përfolur për një lidhje të mundshme me këngëtarin e njohur Flor Mumajesi.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto e video të ndryshme nga jeta e saj. Por këtë herë ka qenë miku i saj, stilisti i njohur Valdrin Sahiti, i cili ka publikuar një video në “Instastory” ku shihet së bashku me Liberten teksa kërcejnë nën ritmin e këngës së Elvana Gjatës, “Xheloz”.

Kujtojmë se pak javë më parë ishte pikërisht Valdrini ai që bëri bashkë në shtëpinë e tij Elvanën dhe Libertën, kur bëri një festë të madhe për lindjen e vajzës.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al