22 Nëntor, 2020

Liam Hemsworth po humbet miliona dollarë nga shtëpia ku jetonte dikur me Miley Cyrus! Ja arsyeja


Ish-çifti i famshëm, Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus prej kohësh janë në qendër të mediave për jetën e tyre private.

miley cyrus liam hemsworth (2)

Pas aventurës që kaluan, e cila zgjati për më shumë se një dekadë, dyshja i dha fund martesës vetëm pas një viti.

Para dy vitesh ata humbën shtëpinë e tyre në Malibu nga zjarri.

miley cyrus liam hemsworth (1)

Kështu, Hemsworth po shet shtëpinë që ndau me Cyrus. Por ai po humbet shumë para në krahasim me sa e bleu atë.

Në fund të vitit 2018, zjarret shpërthyen në Kaliforni dhe shkatërruan shumë shtëpi, por jo vetëm. Cyrus dhe Hemsworth ishin midis shumë të prekurve.

miley cyrus (4)

“Rolling Stone” shkruan se shtëpia e çiftit u përfshi nga flakët, por ata ishin në gjendje të largoheshin në mënyrë të sigurt me kafshët e tyre. Ata dhuruan gjithashtu 500,000 dollarë për ndihmë.

miley cyrus (6)

Por, tashmë Hemsworth po largohet nga shtëpia në të cilën jetoi dikur me Cyrus.

“Yahoo” vëren se prona prej 7.4 hektarësh dikur përfshinte një shtëpi në stilin e fermës së viteve 1950, një studio regjistrimi, një studio shkrimi të veçantë, një hambar, një lëndinë të madhe dhe një korridor.

miley cyrus (3)

Hemsworth e bleu shtëpinë për 6.8 milion dollarë në 2014. Në vitin 2020, ai po i shet për 3.6 milion dollarë.

Ne nuk mund të harrojmë se në 2016 Cyrus zgjeroi pronën, pasi  bleu një shtëpi më të vogël pranë saj, dhe ajo mbeti e paprekur nga zjarret. Ajo shpenzoi 2.5 milionë dollarë për 2.06 hektarë.

miley cyrus flet për.. (4)

Ku banojnë Hemsworth dhe Cyrus tani?

Sipas “Elle”, Hemsworth është përsëri në vendin e tij të lindjes në Australi. Ai duket se ka jetuar atje muajt e pandemisë dhe është parë me të dashurën Gabriella Brooks.

miley cyrus (2)

Sa i përket Cyrus, duket se ajo është ende në Kaliforni. Në korrik të vitit 2020, “Yahoo” raportoi se Cyrus bleu një shtëpi në Hidden Hills për gati 5 milion dollarë. Shtëpia thuhet se u ndërtua në vitin 1957 por u rinovua dhe u zgjerua.

miley cyrus (4)

Duket sikur Cyrus dhe Hemsworth janë zhvendosur plotësisht nga shtëpia e tyre së bashku me kujtimet. Sa i përket humbjes financiare, dyshohet se Hemsworth është shumë i prekur nga ajo.

© Panoramaplus.al