Gjatë ditës së sotme Britney Spears zbuloi për të gjithë ndjekësit në rrjete sociale se ka marrë një ftesë nga lëvizja “Free Britney”, për të zhvilluar një kongres.

I gjithë qëllimi i këtij kongresi sipas këngëtares do të ishte ndarja e historisë me publikun e gjerë në mënyrë që të gjithë, jo vetëm të njihnin historinë e saj. por edhe të mernin këshilla lidhur me situtatën në fjalë.

“E mora këtë letër muaj më parë … Një ftesë për të ndarë historinë time … Unë u kënaqa menjëherë dhe në atë kohë nuk isha pothuajse në fazën e shërimit ku jam tani,” shkroi Spears në Instagram.
Ndër të tjera ajo ka shtuar se ndihet shumë e lumtur që ka një rreth miqsh të tillë që kujdesen për mirëqënien e saj.

“Unë jam me fat që kam një rreth të vogël miqsh të adhurueshëm tek të cilët mund të mbështetem, faleminderit Kongresit që më ftoi në Shtëpinë e Bardhë, -ka thënë ajo.
© Panoramaplus.al

