22 Janar, 2025

Lëvizja e parë e Melania pas inaugurimit të Donald Trump! Zonja e Parë hap profilin e ri në Instagram


Pas betimit të Donald Trump si president i SHBA-së, bashkëshortja e tij Melania Trump, ka hapur një profil të ri në Instagram, i cili ka grumbulluar menjëherë 4.2 milionë ndjekës.

Momentalisht ky rrjet social ndjek vetëm tre llogari që janë urdhrat zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump dhe zëvëndësit e tij.

Fotoja e profilit është bardhë e zi dhe në përshkrim thuhet “Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara”.

Ndërsa emri i këtij profili është @flotus, që do të thotë Zonja e Parë e SHBA-së, d.m.th. “First Lady of the United States”.

Melania kishte tashmë një profil të tillë gjatë mandatit të parë të Trump, me emrin @flotus45.

Edhe pse disa prisnin që Melania të vazhdonte të përdorte atë profil, kjo nuk ndodhi. Ai profil mbetet ende i “arkivuar”, si dhe profili i Jill Biden , i cili është joaktiv që sot.

 

© Panoramaplus.al