Pas videos së dhunshme që u bë virale në media, ku dy reperë u përfshinë në sherr me njëri-tjetrin, së bashku me miqtë e tyre, ka reaguar policia e Tiranës.
Uniformat blu njoftojnë se sherri ndodhi më 13 nëntor të vitit të kaluar në kryqëzimin e rrugës “Xhanfize Keko”.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit Doris Senka, Matteo Petaj dhe Malvin Dogjoni, banues në Tiranë.
Ata akuzohen se janë konfliktuar me shtetasit Gianluca Shkoza, Mateo Caka dhe Klejdi Degjoni, banues në Tiranë.
Fillimisht u raportua se në sherr ishin përfshirë Finem dhe Don Xhon, por ky i fundit përgënjeshtroi lajmin se ishte i pranishëm në ngjarjen e dhunshme.
Menjëherë pasi video u bë virale, reperi tjetër Santi pranoi se ishte ai personi i dhunuar nga Finem dhe jo, Don Xhoni.
Santi u shpreh se personi që dhunohet me shkelma me grushte është vetë ai, ndërsa tregoi se Finem i bëri priti pasi doli nga emisionin “Zonë e lirë”, së bashku me shokët e tij.
Reperi tha se tërhoqi denoncimin për shkak të një telefonate nga menaxheri dhe vëllai i Finem, si edhe u sigurua që video nuk do të publikohej.
Ai tregoi se sherri nisi për shkak të një video në Tik-Tok, që e konsideroi një “arsye banale”.
“Sapo jam larguar nga emisioni më kanë zënë pritë dy makina, pa dijeninë time, më kanë rrahur, nuk është turp, tek pullë me u rraf nga 10 veta sa ishin ata. Këto kanë ndodhur për një video në Tik-Tok, arsyeja më banale. Denoncimin e kam tërhequr meqë e mbyllëm muhabetin dhe video nuk do dilte kurrë”- u shpreh Santi.
Më pas, reperi publikoi edhe një status në Instagram, ku i drejtohej Finem me fjalët “Unë kam fytyrë për ta pranuar, ti e pranon dot?”
Ndërsa ky i fundit në një video live në Instagram tha se nuk kishte dijeni për videon, pasi “dhunon çdo ditë njerëz dhe nuk i mban mend.”
/Panoramaplus.al
© Panoramaplus.al



