Kënga “Komandant” e Leonora Jakupit është shoqëruar me shumë polemika në mediat serbe. Pas reagimit të saj në rrjetet sociale, këngëtarja ka folur sërish. Duke theksuar se ajo nuk ka qenë asnjëherë në Serbi, Leonora u shpreh se ka qenë në listën e zezë të këtij shteti.

“Nuk kam qenë asnjëherë. Fillimisht nuk kam çfarë lypi atje. Edhe me dashtë me shku, një kohë kam qenë në listën e zezë të tyre. E kam marr vesh shumë vonë. Nuk e kisha ditë derisa e kam pas një ftesë për një koncert në Preshevë dhe pas një javë dite më thirrën dhe më thanë që je në listën e zezë. Unë nuk e kam ditur sepse s’kam pasur nga ta marrë atë informacion. Kur më thirren pas 4 viteve më thanë që të kanë hequr nga lista e zezë. Nuk e di arsyen”, tha ajo.
© Panoramaplus.al

