4 Gusht, 2024

Leonardo DiCaprio dhe e dashura 23 vite më e re shijojnë pushimet në brigjet italiane, foto e çiftit në jaht


Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti po shijojë pushimet në Itali. Dyshja u fotografuan në një jaht në brigjet e Sardenjës.

Leonardo DiCaprio Vittoria Ceretti1

26-vjeçarja Ceretti shihet e veshur me bikini në shkallët e jahtit krah aktorit 49-vjeçar.

Çifti nisën romancën e tyrenë gusht 2023, teksa u fotografuan duke ecur nëpër Santa Barbara, Kaliforni, ndërsa konsumonin kafe të ftohtë dhe akullore.

Një muaj më vonë, ata u panë sërish në praninë e njëri-tjetrit. Ceretti ishte gjithashtu e pranishëm në festën e ditëlindjes së DiCaprios në Beverly Hills në nëntor.

DiCaprio ka qenë i lidhur më parë me supermodelen Gigi Hadid nga shtatori 2022 deri në shkurt 2023.

© Panoramaplus.al