Reperi shumë i dashur për publikun shqiptar Ledri Vula, është një ndër figurat më të njohura e më të dashura të showbizit në vendin tonë. Këngët e tij janë të suksesshme e të kthyera në hite.

Ai gjithashtu ka edhe një numër të madh ndjekësish e admiruesish në rrjetin social “Instagram”.
Ledri sot ka ndarë me fansat një video që me siguri do t’jua ëmbëlsojë ditën. Siç e vini re, reperi shfaqet krah fëmijëve të ndryshëm që ka takuar dhe filmimet me to i ka bashkuar në një video, ku i uron ata për 1 qershorin.
“Të gjithë fëmijëve një ditë sa më të bukur”, ka shkruar Ledri në postim.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
