24 Gusht, 2018

Ledri Vula shfaqet për herë të parë në publik me të dashurën


Reperi i dashur për publikun shqiptar Ledri Vula është përfolur shpesh në media për marrëdhëniet e tij me femrat. Madje së fundmi po aludohet shumë për partneren e re që ka në krah, të cilën ka preferuar që ta mbajë larg syrit të publikut.

Por tashmë të gjitha thashethemet kanë marrë fund. Mbrëmjen e djeshme Ledri është shfaqur publikisht krah një femre në ditëlindjen e mikut të tij, këngëtarit Ermal Fejzullahu.

Thuhet se vajza në fjalë është mbesa e Telat Agollit, kampionatit të peshëngritjeve. Ajo quhet Sara dhe jeton në Gjermani. Lidhja e tyre ka nisur muaj më parë dhe mesa duket çifti ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e mediave.

© Panoramaplus.al