24 Maj, 2018

Ledri ndërpret pushimet për të qenë pranë personit që e bën të ndihet krenar (Foto)


Reperi kosovar Ledri Vula na ka njohur me një person të veçantë dhe se ai është nga ata që e bën të ndihet krenar me punën e palodhshme që bën. Ledri na ka prezantuar me gjyshin e tij dhe me punën që ai ka më shumë se 46 vite.

Këngëtari ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” faktin se sot, gjyshi ka prezantuar librin e tij, i cili flet për jetën dhe veprën e patriotit Hasan Prishtina. Një gjë e tillë e ka lumturuar pa masë Ledrin, i cili ka vendosur të ndërpresë në mes pushimet në Greqi për të qenë i pranishëm në prezantimin e librit të gjyshit të tij.

Këngëtari ka ndarë foto nga prezantimi i librit dhe ka pozuar me gjyshin, i cili duket se po i shkruan diçka nipit të tij në librin që po i dhuron, në postimin e bërë Ledri shkruan: “Krenar me gjyshin tim. 46 vjet hulumtim për ndriçimin e jetës dhe veprës së patriotit Hasan Prishtina”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al