12 Janar, 2024

Ledri dhe Sara janë ndarë, miku i influenceres konfirmon lajmet. Çfarë ndodhi mes ish-çiftit?


Ndarja e këngëtarit shqiptar Ledri Vula nga Sara Hoxha bëri një bujë të madhe në median rozë.

Megjithëse dyshja kanë vendosur që të heshtin duke mos dhënë komente mbi marrëdhënien e tyre., ka qenë menaxheri i artistit, Faton Shoshi ai që konfirmoi ndarjen e tyre.

Së fundmi gjatë një interviste miku i influenceres, Andi Vrapi ka folur në lidhje me ndarjen e çifiti.

Ai i konfirmoi lajmet e ndarjes së Sarës me Ledrin, ndërsa tregoi se dyshja i dhanë fund lidhjes teksa të gjithë po prisnin ditën e dasmës.

“Lajmi i ndarjes së Ledrit dhe Sarës është lajmi i vitit. Ata janë ndarë. Ledri dhe Sara duke qenë se vinin nga një marrëdhënie shumë e konsoliduar njerëzit prisnin që të merrninvesh datën e dasmës por morën atë të ndarjes.”- tha miku i Sarës.

Nga ana tjetër ky i fundit nuk tregoi arsyen që shkaktoi krisjen e marrëdhënies së këngëtarit dhe partneres së tij, megjithëse fansat aluduan se shkak i ndarjes mund të jetë bërë puthja e Sarës me aktorin Roerd Toçe në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, ku Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë protagonistët kryesorë.

Pas ndarjes influencerja mori valixhet dhe së bashku me vajzën e tyre Peom Blu iku nga shtëpia ku jetonte me Ledrin dhe prindërit e tij, duke u fokusuar plotësisht tek e bija dhe karriera e saj.

© Panoramaplus.al