Moderatori e ka zbuluar arsyen mbrëmjen e sotme, në sfidën e fundit mes Anës, Klaudiës dhe Aulonës së skuadrës së Miriamit.
Teksa vajzat prisnin me ankth vendimin e kapitenes, Ledioni u shpreh se nuk e vazhdon dot më “The Voice” për shkak të emocioneve.
“Unë nuk e vazhdoj më ‘The voice’, ky është i fundit, jam bërë me zemër, është sfilitëse të merresh me fëmijët”, u shpreh Ledioni./In/



