Sezoni i tretë i “Big Brother Vip Albania” fillon sonte me datën 13 janar 2024.

U bë me dije se në këtë sezon përveç ambienteve të brendshme të shtëpisë më të famshme në shqipëri është ndryshuar edhe moderatori i këtij spektakli.
Formatin nuk do të prezantohet nga Arbana Osmani por nga Ledion Liço, duke iu dhënë fund zërave njëherë e mirë për personin që do drejtojë spektaklin.

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga fillimi i spektaklin moderatorja Aerbana Osmani ka bërë një postim në rrjetin e saj social “Instagram”. Postim ky që sipas ndjekësve nxit akoma më shumë dyshimin se Arbana dhe Ledioni do të ngjiten bashkë në skenën e “BBV”.
Duke postuar disa foto të bëra gjatë netëve të spektaklit ajo e fillon statusin e saj duke shkruar: “Sonte fillon një aventurë e ‘BB Vip’ një aventurë e bollshme, pjesë e cilësimit kam patur fatin të jem edhe unë.”
Pastaj ajo e vazhdon duke i uruar suksese stafit duke lënë të kuptohet se nuk do të jetë më pjesë e këtij formati.
“Shume suksese sonte mikut tim te vjetër dhe gocave ju do të bëni shumë, si gjithmonë:) E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për të gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua ❤️”- shkruan Arbana.


