Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë një nga çiftet që janë komentuar shpesh për historinë e tyre të dashurisë dhe lidhjes.
I ftuar në “Thurje”, Ledioni zbuloi disa detaje më shumë nga romanca me nënë e djalit të tij. Ai ka treguar se kënga që “simbolizon” nisjen e lidhjes, është “All of me” nga John Legend, e cila ka qenë kënga në sfond kur ata kanë dhënë puthjen e parë.
“Ky është kujtimi i puthjes time të parë me Sarën. Kemi qenë në Dhërmi, unë festoja ditëlindjen time, ka qenë mesnatë, ishte nga këto netët për filma… ishte hënë e plotë, ishim në breg të detit, Sara thotë që unë isha tapë… por siç të dy e dimë historinë, puthja e dytë ka qenë më e mirë se e para”, ka treguar Ledioni
© Panoramaplus.al

