Për shkak të nivelit të ndotjes së ajrit, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë planin për ndalimin e qarkullimit të makinave në kryeqytet. Një gjë të tillë po e respekton edhe këngëtarja e njohur Adelina Emini.

Kjo e fundit ka publikuar një foto në “Facebook”, ku shihet duke shkuar për në punë me autobus. Madje këngëtarja shkruan se është kënaqësi dhe u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë ambientin.
Adelina njihet për këngët “Si atëherë”, “Në përvjetor”, “Bota ime”, “Ai moment”, “Bëhu burrë” dhe shumë të tjera.


