1 Mars, 2022

Laureta dhe Rrushja akuzojnë Erjonin: Po bën lojë me dy porta


Debatet e ashpëra mes Rrushes dhe Erjonit kanë vijuar edhe ditën e sotme, kur është përfshirë edhe motra e Rrushes, Laureta. Kjo e fundit e akuzoi Erionin për lojë me dy porta, por Erioni nuk e pranon diçka të tillë.

Kujtojmë se ditën e djeshme Erioni dhe Rrushja debatuan me tone të larta dhe Rrushja e akuzoi Erionin për lojë duke thënë që sipas saj, ai e ka vendosur atë në një stres aq të madh sa ajo ka dalë nga vetja. Nga ana tjetër Erjoni i mohoi ‘akuzat’ e saj duke thënë se nuk i ka thënë asnjëherë asnjë fjalë të keqe.

Laureta u shpreh gjatë debatit se Erjoni po bën lojë me dy porta sepse do që të marrë vëmendje.

“ Po bën lojë me dy porta. Që prej fillimit ti ke bërë tre katshe. Nëse doni me u dashuru dhe nëse doni me u përputh udhë e mbarë. E the edhe mbrëmë tek Prime. Ti e ke bërë për deklaratë. Rrushes i the e ke bërë për publik. Ej, të lutem Erion. Ti je ai që e bën lojën Erion. Ti je ai që e do publikun. Ti je ai që e bën për reklamat e tua.”-tha Laureta.

Nga ana tjetër, Erjoni iu kundërpërgjigj duke u shprehur se nuk po bën asnjë lojë dhe se Rrushja ka pëlqim për të.

“ Edhe me 10 po të duash, unë nuk jam duke bërë lojë. Motra jote kur më shikon mua i shkëlqejnë sytë.(Për Rrushen)”-deklaroi Erjoni.

Edhe ditën e sotme Rrushja pranoi që është prekur shumë prej tij pasi ajo ka shprehur pëlqimin për të.

“ Jam prek më shumë prej teje, në Prime kur e the a je duke e bërë për publikun. Rrushja nuk është këtu për publikun. Rrushja ka shpreh pëlqim ndaj Erionit.”- u shpreh Laureta.

Kujtojmë se Rrushja dhe Erioni njihen prej vitesh. Rreth 6 vite më parë, ata kanë dalë bashkë por kanë treguar se e kanë ndërprerë papritur njohjen mes tyre. Kohët e fundit dyshja nisën takimet e tyre edhe në Për’puthen por duket se pavdenosmëria e Erionit i ka përçarë sërish.

Para pak ditësh Rrushja dhe Mikela kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën. Ishte Rrushja që e cilësoi Mikelën false dhe u deklarua për t’i rënë në sy Erionit se po bën diçka më shumë për të.

© Panoramaplus.al