25 Nëntor, 2017

Laura Nezha lesbike? Aktorja flet për prirjet seksuale, biznesin dhe kthimin në “Këngën Magjike”


Aktorja Laura Nezha është rikthyer në festivalin “Kënga Magjike” pas gjashtë vitesh mungesë. Në garën e këngëtarëve BIG dhe atyre të rinj, ajo konkurron me këngën “Je dashuri”, e cila u mirëprit nga publiku. E ftuar dje në programin “Lart e Poshtë” në RTSH, artistja ka treguar për herë të parë mjediset e biznesit të saj, por njëkohësisht ka folur edhe për projektet e saj në muzikë e teatër.

E pyetur nëse do ta pranonte Laura një rol në teatër ku të zhvishej nudo, ajo është përgjigjur: “Nuk e kam parë të arsyeshme dhe nuk mendoj se është zgjedhje e përshtatshme. Por, ama, do të bëj role që sfidoj veten dhe i radhës është në shfaqjen ‘Shërbëtorja’, ku unë duhet të luaj rolin e një vajze të izoluar, që ka trysni të forta, madje i duhet të ndryshojë edhe drejtimin seksual”, ka thënë Laura.

Nisur nga ky rol qarkulluan thashetheme në internet për orientimin e saj seksuale, duke hamendësuar se mund të jetë lesbike. Sa i takon garës, këngëtarja dhe aktorja e njohur Laura Nezha, e cila na bëri të qajmë 6 vite në parë me baladën e saj drithëruese te “Kënga Magjike” me titull “Jo se di”, ka vendosur të rikthehet në këtë festival muzikor për t’u votuar nga kolegët. Ende pa e prezantuar këngën të dielën, Laura Nezha ka marrë gjithë vëmendjen e duhur nga mediat dhe publiku, edhe për linjat e saj. E pyetur nga Arjola Shehu te “Kush vjen për drekë, ajo deklaroi se nuk e meriton këtë fizik që ka, pasi konsumon çdo gjë, nuk mban dietë dhe nuk shkon kurrë në palestër”. /Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al