
Nuk dihen arsyet pse, por që Renato Mekolli është larguar nga Hell’s Kitchen Albania 2 ky tashmë është një fakt i konfirmuar nga Top Channel.

Si do të vijojë sfida në këtë reality show me këtë shef te ri? A do të jetë ai po aq djall sa shef Renato? Si janë ndjerë konkurrentët në një situatë të tillë? Të gjitha pyetjet marrin përgjigje nesër në mbrëmje, në puntatën e rradhës, që s’do të jetë aspak si të tjerat. Sepse për herë të parë në kuzhinën e ferrit do të shfaqet një shef i ri.

Kujtojmë se për herë të fundit shef Renato u shfaq krah konkurrentëve në fshatin Bubq, vetëm një javë më parë, për t’ju dërguar familjeve të dëmtuara nga tërmeti ushqim e zemër të ngrohtë. Duhet të ketë qenë ky takimi i tij i fundit me konkurrentët, për një mision aq të madh, që të bën t’i lesh për një moment pas krahëve pakënaqësitë dhe arsyet që e kanë çuar më në fund shef Renaton drejt këtij largimi të pashmangshëm nga Hell’s Kitchen./topchannel
© Panoramaplus.al
