13 Nëntor, 2020

Largësia bën të vetën! Dua Lipa bëhet nostalgjike dhe publikon fotot krah të dashurit duke u…


Gjatë pandemisë, Dua Lipa u izolua bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid, por në muajin tetor, këngëtarja u rikthye në Mbretërinë e Bashkuar.

dua lipa (3)

Distanca duket se i ka shtuar mallin Duas, e cila vendosi të publikojë disa foto në Instagram nga koha që kalonin bashkë.

dua lipa (4)

Në foton e parë, Anwar shfaqet duke e puthur në hundë, ndërsa tek fotoja e dytë, ai i “shtrydh” fytyrën me duar.

dua lipa (1)

“Më mungojnë ‘shtrydhjet’,”- ka shkruar Dua krahas postimit.

dua lipa (2)

Ndërkohë, nuk ka munguar as komenti i vjehrrës së saj, Yolanda Hadid, e cila shkroi: “Nxito për në shtëpi, na mungon kaq shumë”, shoqëruar me një emoji me puthje.

dua lipa (2)

Për shkak të izolimit të Britanisë për herë të dytë, Dua u detyrua të rikthehej në shtëpinë e saj.

vesa luma dua lipa (3)

© Panoramaplus.al