14 Prill, 2018

Landi surprizohet live në “Dancing with the stars”: Nuk po më mbajnë gjunjët (FOTO)


Këngëtari i njohur Landi Hysi ka marrë mbrëmë një surprizë që e emocionoi pa masë. Para se të niste kërcimin në spektaklin “Dancing with the stars”, ai pa se në skenë ishte Kaltrina, vajza e mikut të tij të ngushtë, të ndjerit Dr. Flori.

Kur Landi pa Kaltrinën u shpreh se nuk po e mbanin gjunjët. E veshur me një fustan të bardhë, Kaltrina e priste Landin në skenë dhe ai vrapoi shpejt për të qenë pranë saj.

Landi e mori në krahë Kaltrinën dhe e rrotulloi në skenë. Ai u shpreh se me përkëdheli e thërret atë Kelli.

Këngëtari u habit kur Almeda i tregoi se bukuroshja ka mësuar kërcimin që ai do performonte dhe do kërcejnë të dy bashkë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al