Këngëtari i grupit “West Side Family”, Landi Hysi është një prej personazheve më të njohur e më të komentuar të showbizz-it shqiptar. Ai është mjaft aktiv në rrjetin social “Instagram”, ku poston foto nga jeta e tij profesionale ashtu edhe ajo private.

Por lidhjen e tij 4-vjeçare me Jolin ka preferuar gjithmonë që ta mbajë larg syrit të publikut, pavarësisht se në “Instagram” publikon foto e video të ndryshme.
Por së fundmi këngëtari i njohur ka vendosur që të thyhej heshtjen dhe të ndajë me ndjekësit e tij një foto me të dashurën ku duken mjaft këndshëm.

Çifti shfaqet krah njëri-tjetrit të veshur shumë klas, teksa vëmendjen e tërheq e dashura e tij super seksi, e cila ka ekspozuar njërën këmbë në të çarën e fustanit ngjyrë rozë.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al

