Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna janë varrosur në një ceremoni private në Kaliforni.

Babë e bijë vdiqën së bashku me 7 persona të tjerë në aksidentin me helikopter.
Sipas raportimeve, Kobe dhe 13-vjeçarja u varrosën të premten në Corona Del Mar.
“Vanessa dhe familja donin një ceremoni mortore private për varrosjen e të tyre,”– tha një burim për ET. “Ceremonia ishte jashtëzakonisht e vështirë për të gjithë pasi po varrosnin dy të dashurit e tyre.”
Legjenda e NBA la pas bashkëshorten dhe tre vajzat e tjera, Natalian, 17 vjeçe, Biankën, 3 vjeçe, dhe Caprin, 7 muajshe.
Përveç funeralit privat u mbajt edhe memoriali publik më 24 shkurt do mbahet një memoriali publik në Staples Center në Los Angeles për të nëntë viktimat aksidentit tragjik më 26 janar në Calabasas.
Atje Kobe luajti basketboll me Lakers gjatë karrierës së tij 20-vjeçare.
“24” është datë e veçantë pasi është numri që mbajti ai gjatë rrugëtimit të tij në karrierë që nga viti 2006.


