4 Janar, 2021

Lamtumirë flokë të gjata! Marina Vjollca ndryshon look papritur dhe rezultati është …


Marina Vjollcën jemi mësuar ta shohim gjithmonë me flokët e saj biondë dhe të gjatë.

Moderatorja ka ndryshuar herë pas herë look, duke u shfaqur me flokë të zeza dhe të shkurtra, por duke përdorur gjithmonë paruke.

Megjithatë këtë herë ajo ka guxuar dhe ka prerë flokët e saj.

Marina Vjollca publikoi një video në InstaStory ku shihet teksa pret flokët biondë të gjatë që i ka shkurtuar deri tek supet.

Ajo ende nuk ka publikuar një foto për të treguar sesi duket pas këtij ndryshimi.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al