Lamine Yamal, futbollisti 17-vjeçar që pas mbarimit të Kampionatit Europian, ka qenë në qendër të vëmëndjes. Së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa foto të Lamine me djalin e Cristiano Ronaldos. Djemtë kanë pozuar së bashku duke i hedhur dorën në qafë njëri-tjetrit. Ka qenë pikërisht babaiI i Yamal i cili e ka postuar foton dhe ku më pas fotoja ka bërë xhiron e rrjetit.

Lamine Yamal ka qenë kryefjalë e mediave këtë verë jo vetëm për talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe super performancën në Euro2024, por edhe për jetën e tij personale.
Ai u fol për një romacë dashurie pasi shkëlqeu në fushën e Europianit. Një fytyrë e re dhe misterioze u pa në tribunat e stadiumit, ndërsa Spanja përballej me Francën në Kampionatin Europian. Kjo fytyrë e re ishte Alex Padilla, një studente në Barcelonë.
Padilla ishte shoqëruar nga familja e Lamine Yamal gjatë ndeshjes, duke ngritur dyshime dhe spekulime për një lidhje të mundshme romantike mes tyre.
Pas këtyre dyshimeve çifiti u pa bashkë me pushime në Milano dhe Greqi gjë që e vërtetoi lidhjen midis tyre.

Mirëpo historia mori një rrjedhë krej ndryshe pas një video-je e cila u bë virale në rrjet. Alex Padilla u pa në prehrin e një mashkulli tjetër.
Kjo ngriti spekulimet për një tradhëti nga ana e Alex, pasi u pa edhe që çifti nuk ndiqej me në rrjete sociale.
Pas akuzave si tadhëtare ndaj Lamine Yamal nga fansat Padilla reagoi duke thënë se nuk ka tradhëtuar askënd dhe nuk do ta bënte kurrë pa dhënë detaje të tjera.

Nga ana tjetër për vetë Lamine u fol se kishte nisur një romancë tjetër dashurie.
Ishte një foto me futbollistin e cila zgjoi spekulimet se ai po shijon një romancë të re. Sports Nigeria pretendoi se është parë me një vajzë tjetër gjatë pushimeve të tij dhe thashethemet sugjerojnë se ajo mund të jetë Jacque Ligero.

Ligero është një modele spanjolle dhe një influencere e rrjeteve sociale, dhe ajo pretendohet të jetë 27 vjeçe, 10 vite më shumë se mosha e Yamal.
Edhe pse nuk dihet shumë për të, ajo ka afro 40 mijë ndjekës në Instagram, por nëse të dy janë në lidhje nuk është konfirmuar ende. Megjithatë, ata të dy ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin e tyre social Instagram.


