26 Gusht, 2025

Lamine Jamal bën bujë edhe jashtë fushës, poston foton me këngëtaren dhe ndez rrjetin për një romancë të mundshme


Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal, ndau një foto me këngëtaren argjentinase Niki Nikole, duke nxitur spekulimet rreth një lidhjeje të mundshme.

Lamine-Yamal-082525-b624af545e3c4e1099c44afa0974d33cAi bëri sërish bujë jashtë fushës pasi postoi një foto me Nikole gjatë festimit të 25-vjetorit të saj. Në imazh, të dy shfaqen duke buzëqeshur me një tortë të madhe ditëlindjeje, të rrethuar nga trëndafila dhe tullumbace në formë zemre, detaje që shumë i interpretuan si konfirmim të lidhjes së tyre.JAMAL

Kjo nuk është hera e parë që të dy janë parë së bashku. Më herët në gusht, ata u panë në një klub nate dhe më vonë duke ecur nëpër rrugët e Monakos. Tani, me këtë foto të postuar nga vetë talenti spanjoll, thashethemet për një romancë janë rritur ndjeshëm.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht një romancë, postimet e tyre në rrjetet sociale duket se flasin më shumë se fjalët.

PANORAMASPORT.AL

© Panoramaplus.al