3 Mars, 2022

Lajmi i keq për fansat e Peaky Blinders/ Ndërtesa që përdorej për xhirimin e serialit përfshihet nga flakët


Ndërtesa që përdorej për të xhiruar serialet e suksesshme si ‘’Peaky Blinders’’ dhe ‘’Downtown Abbey’’ është përfshirë nga flakët.

Është bërë me dije nga mediat lokale se zjarri shpërtheu mesditën e së enjtes në ndërtesën historike Dalton Hills në Keighley, West Yorkshire. Disa video janë shpërndarë në rrjete sociale, ku tregohen më shumë se 100 zjarrfikës që janë duke u munduar të shuajnë zjarrin.

Ndërtesa dikur përdorej si fabrikë e tekstilit, ndërsa vitet e fundit njihet nga fansat si sfondi i dy serialeve më të shikuar të momentit.
Ende është e paqartë se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin.

© Panoramaplus.al