Këngëtarja e famshme Lady Gaga ka patur një të diel plot me emocione. Ajo fitoi dy çmime në “Critics’ Choice Awards” si këngëtarja dhe aktorja më e mirë në rolin e All-y në filmin “A Star is Born”.

Në fjalimin e saj, Gaga u shpreh: “Do të doja që t’ja kushtoja këtë çmim sonte të gjithë njerëzve që kanë vuajtur nga varësia e alkoolit dhe kanë parë të dashurit e tyre të vuajnë. Ky është ylli i vërtetë i filmit. Ylli i vërtetë nuk jam unë, është trimëria dhe këmbëngulja!”.
Por pa kaluar shumë kohë që doli nga skena pas dy çmimeve, këngëtarja mësoi se kali i saj i dashur Arabella po vdiste. Këngëtarja braktisi menjëherë festimet dhe shkoi direkt pranë kalit së saj.

“Jam shumë e nderuar dhe e bekuar që kam fituar dy çmimet “Kënga më e mirë” dhe “Aktorja më e mirë “ përkrah Glenn Close këtë mbrëmje. Zemra ime po shpërthen nga krenaria. Por pas shfaqjes mësova se kali im, Arabella, po ngordh. Unë po nxitoj për tek ajo tani për t’i dhënë lamtumirën. Emri i saj do të thotë ‘dorëzim në lutje’. Ajo është dhe ishte një kalë i bukur. Shpirtrat tanë ishin një. Kur ajo ndjente dhembje, ashtu ndjehesha edhe unë. Nuk do t’i harroj kurrë momentet që kemi ndarë së bashku!”, shkruan Gaga në “Twitter”.

Ajo shprehet se ndjen një dhimbje të madhe dhe thekson se Arabella do të jetë gjithmonë pjesë e saj.
© Panoramaplus.al
