Këngëtarja e njohur Lady Gaga ka zbuluar se së shpejti do të martohet me të fejuarin e saj, Michael Polansky.

Çifti u fejua në fund të vitit 2019 dhe e bëri publike lidhjen e tyre në fillim të vitit 2020 me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Artistja 39-vjeçare e ndau lajmin gjatë një lidhjeje telefonike në një transmetim live në TikTok të këngëtarit Bruno Mars në “Romantic Radio”.
“Unë dhe i fejuari im udhëtojmë gjatë gjithë vitit, por do të martohemi së shpejti. Shpresonim që të mund të zgjidhnit një këngë të veçantë për ne”, dëgjohet të thotë ajo..
Nga ana tjetër, Bruno Mars, me të cilin Lady Gaga ka bashkëpunuar në këngën “Die With A Smile”, zgjodhi një këngë nga albumi i tij i ri The Romantic. Ai sugjeroi këngën Risk It All si një dedikim për çiftin.
“Lady Gaga, kjo është për ty dhe të fejuarin tënd. Michael, edhe për ty gjithashtu”, u shpreh ai.
Tetorin e kaluar, gjatë një interviste me moderatorin Stephen Colbert, ylli i popit rrëfeu gjithashtu se dyshja dëshironin shumë të krijojë familje dhe që Lady të bëhet nënë.
“Do të doja të bëja shumë gjëra, por ajo që dua vërtet është të jem nënë. Shpresoj që ky të jetë roli im i radhës kryesor”, u shpreh ajo.
Teksa foli për partnerin e saj të ardhshëm, Lady Gaga theksoi se ai është një mbështetje e madhe për të:
“Ai është miku im më i mirë në të gjithë botën dhe ndihem e fuqizuar si grua në muzikë që kam një partner që më mbështet çdo ditë.”
© Panoramaplus.al
