15 Janar, 2021

Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar në inaugurimin e Joe Biden! Ja cilët janë interpretuesit e tjerë


Artistet e muzikës pop, Jennifer Lopez dhe Lady Gaga do të performojnë në ceremoninë e 59-të përuruese të mërkurën, kur Joe Biden dhe Kamala Harris do të bëjnë betimin si President dhe Zëvendës President të Shteteve të Bashkuara.

lady gaga jennifer lopez (1)

Gaga do të këndojë himnin kombëtar dhe Lopez do të japë një performancë muzikore në Frontin Perëndimor të Kapitolit të SHBA-së, ku do të zhvillohet ceremonia, shkruan “NBC News”.

lady gaga joe biden

Interpretues të tjerë përfshijnë Justin Timberlake, Jon Bon Jovi, Demi Lovato dhe Ant Clemons.

lady gaga jennifer lopez (5)

Një thirrje do të bëhet nga ish-presidenti i Universitetit të Georgetown, At Leo O’Donovan. Gjithashtu bekimi do të jepet nga Reverend Dr. Silvester Beaman. Këta të fundit janë miq prej një kohe të gjatë të familjes Biden.

lady gaga jennifer lopez (3)

Para katër vitesh, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit tashmë në largim, Donald Trump, himnin kombëtar e ka kënduar Jackie Evancho.

lady gaga jennifer lopez (4)

Mbi 10,000 trupa të Gardës Kombëtare do të jenë në qytet në ditën e inaugurimit të Bidenit, ndërsa 5,000 të tjera do të jenë në gjendje gatishmërie.

U.S. President Donald Trump listens to Vice President Mike Pence address the coronavirus response daily briefing at the White House in Washington, U.S., March 19, 2020. REUTERS/Jonathan Ernst

Ekipi i Bidenit ka thënë se ceremonia do të zhvillohet duke respektuar distancën sociale, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

trump

Trump nuk do të marrë pjesë në ceremoni, pasi ai i ka kontestuar rezultatet e zgjedhjeve.

Ai do të bëhet presidenti i parë që nuk merr pjesë në inaugurim që nga viti 1860.

© Panoramaplus.al