Fotoja e një dentisteje braziliane është bërë virale aksidentalisht falë ngjashmërisë së saj të çuditshme me Lady Gaga-n.

Gjithçka nisi nga një video e ngarkuar në “YouTube” nga Jaya Dutra, e cila kishte shkuar tek dentistja dhe eksperiencën e kishte ndarë me ndjekësit në kanalin e saj në këtë platformë, raporton “BuzzFeed”.

Dentistja, së cilës i duken vetëm sytë në foto, për shkak të maskës, kishte një ngjashmëri shumë të madhe me këngëtaren me famë botërore.

Fotoja e saj nisi të shpërndahej kudo, duke u kthyer në pak orë në një VIP, pasi në Twitter, postimet për të filluan të ishin të shumta.

“Lady Gaga është tani edhe dentiste,”- ishte komenti më i shpeshtë që njerëzit kishin bërë.


