13 Maj, 2021

La Sindin dhe u deklarua për Olën/ Murati i befason të gjithë, së shpejti do të bëhet baba! Ja partnerja e tij


Javën e kaluar, Murati u deklarua vetëm për Olën në program, duke treguar se ka një pëlqim shumë të fortë ndàj saj dhe se ndihet shumë mirë me Olën dhe se flasin shumë bashkë, madje edhe pas programit.

184313322_131230732371960_6721062880956965899_n

Ola nga ana e saj, nuk u deklarua për Muratin, sepse tha se dëshiron të njohë edhe një djalë tjetër. Por teksa të gjithë mendojnë se Ola dhe Murati mund të jetë një çift në të ardhmen, Ola ka hedhur dy ditë më parë dyshime të forta për tradhti.

Ajo solli në studio një foto, e cila e ka bërë të dyshojë se Murati mund të ketë nisur njohjen me një vajzë tjetër jashtë programit. Vajza në fjalë kishte bërë tek thonjtë e saj inicialet e biznesit të ri të Muratit (inicialet e emrit të saj dhe të Muratit), ndaj kjo e kishte bërë Olën të dyshonte tek djali nga Turqia.

I vendosur në vështirësi dhe teksa dridhej, Murati tregoi se vajza që ka bërë thonjtë është ortakja e tij, ndaj ka vendosur inicialet e biznesit të ri dhe se mes tyre nuk ka asgjë më shumë.

Por burime për “Iconstyle.al” tregojnë se Murati jo vetëm që është i lidhur me vajzën që e quajti kolege dhe ndajnë një biznes, por gjithashtu presin një fëmijë së bashku.

Ende nuk dihet saktësisht se në cilin muaj të prítjes së ëmbël është vajza në fjalë, por mësohet se Murati dhe partnerja kanë kohë që shijojnë marrëdhënien e tyre, e cila do të sjellë shumë shpejt një fryt dashurie.

QNucGJe1 WhatsApp-Image-2021-05-12-at-12.30.25

© Panoramaplus.al