5 Shkurt, 2018

Kylie lind vajzën, zbulon të gjitha detajet e shtatzënisë me një video prekëse


Në mediat britanike qarkulloi me shpejtësi lajmi se e vogla e familjes Kardashian, Kylie, do të sillte në jetë një fëmijë.

Edhe pse lajmi u mësua që në fillim të shtatzënisë, Kylie dhe familja e saj e kanë ruajtur të fshehtë të gjithë këtë periudhë, që mesa duket paska qenë një vendim që e ka marrë vetë 20 vjeçarja.kylie-jenner-selfie

Por tashmë që e bija ka dy ditë që ka ardhur në jetë, ajo i ka emocionuar të gjithë fansat e saj me një mesazh dhe një video të postuar në rrjetet sociale.45454

“Më vjen keq që gjatë gjithë kësaj kohe ju kam lënë në errësirë. Jeni mësuar të jeni pranë meje në çdo udhëtim, por këtë herë vendosa që shtatzëninë të mos e shfaq përpara botës. E dija që do më duhej të përgatisja veten për rolin e jetës sime në mënyrën më pozitive të mundshme, larg streseve dhe në mënyrë të shëndetshme. E dija që fëmija do ndiente çdo gjë, prandaj vendosa ta mbaja të fshehtë, për jetën time të vogël dhe lumturinë tonë. Shtatzënia ka qenë periudha më e bukur dhe padyshim një eksperiencë që të ndryshon jetën, ndaj do më mungojë. I falenderoj miqtë e mi dhe veçanërisht familjen time që më ndihmuan ta mbaj këtë periudhë sa më private. Vajza ime e bukur dhe e shëndetshme erdhi në jetë në 1 shkurt. Mezi e kam pritur momentin që ta ndaj këtë bekim me ju. Nuk kam ndjerë asnjëherë lumturi dhe dashuri më të madhe! Faleminderit për mirëkuptimin.”, ka shkruar ajo.

09EFF27E-B2BB-4185-B6EA-816C0AD69C31-300x343

© Panoramaplus.al