Kylie Jenner bëri një paraqitje magjepsëse në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia, por nuk kaloi pa polemika.

Ylli 27-vjeçar u shfaq me një fustan elegant të krijuar nga stilistja turko-britanike Dilara Findikoglu, i cili ngjalli menjëherë debat në rrjet, për një arsye të njohur: dukej shumë i bardhë.
Fustani me korse të ngushtë, detaje fjongo të zeza dhe një siluetë të hollë, u perceptua nga shumë ndjekës si një zgjedhje që “sfidon” etikën e të ftuarve në dasma, e cila thotë qartazi: “Asnjëherë mos vish të bardhë në dasmën e dikujt tjetër.”
Megjithatë, një zëdhënës i stilistes konfirmoi për Page Six Style se ngjyra e vërtetë e fustanit nuk ishte e bardhë, por “blu akulli” një nuancë që në dritë mund të ngatërrohet lehtësisht me të bardhën në foto apo video.
Kylie u pa duke dalë nga Pallati Gritti me motrën e saj Kendall, e stolisur me vathë diamant prej 33 karatësh dhe një unazë 25 karatësh, duke i shtuar edhe më shumë glamur paraqitjes së saj.
Kardashianët mbërritën në qytetin e lagunës më 26 qershor për të qenë pjesë e dasmës tre-ditore të miliarderit të Amazonës dhe partneres së tij, Lauren Sanchez, e cila vetë u shfaq një ditë më pas me një kostum klasik të bardhë Dior, shall Hermès dhe syze dielli Tom Ford.
Pavarësisht debatit, një gjë është e sigurt: Kylie Jenner di gjithmonë si të bëjë zhurmë, me ose pa qëllim.
© Panoramaplus.al
