29 Dhjetor, 2020

Kylie Jenner publikon për herë të parë një foto të Stormi-t kur sapo kishte ardhur në jetë


Kylie Jenner duket se është bërë nostalgjike dhe vendosi të ndante disa nga momentet më të bukura me vajzën e saj, Stormi-n.

kylie jenner (9)

23-vjeçarja iu bashkua sfidës së re në Instagram, “Show me a picture of”, në bazë të së cilës iu përgjigj kërkesave për foto të ndryshme fansave të saj, raporton “Us Magazine”.

kylie jenner (5)

Ndjekësit kërkuan të shihnin gjëra të tilla si këpucët më interesante të Kylie, foton e saj të preferuar me mamanë, Kris Jenner, dhe një foto të saj me shoqen më të mirë të fëmijërisë.

kylie jenner (6)

Sidoqoftë, një ndjekës kërkoi që ylli i “Keeping Up With the Kardashian” të postonte një foto të pa parë më herët të Stormit.

kylie jenner (6)

23-vjeçarja “u detyrua” të tregonte një imazh të ëmbël të vajzës së porsalindur, të mbështjellë me një batanije të bardhë, kur kishte vetëm një javë që kishte ardhur në jetë.

kylie jenner (1)

Stormi së shpejti do të bëhet 3 vjeç dhe në fillim të kësaj jave, Kylie u shpreh në një postim se nuk mund të besonte se sa shpejt po kalon koha për të voglën e saj.

kylie jenner (2)

Javën e kaluar nënë e bijë fluturuan drejt Houston, Texas, për të mbështetur Travis në një eveniment bamirësie.

kylie jenner (3)

Ato iu bashkuan reperit në dhurimin e lodrave për fëmijë dhe ushqimeve, me fondacionin “Cactus Jack”.

kylie jenner (4)

28-vjeçari iu bashkua kësaj nisme për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në këtë kohë pandemie, në lagjen “Sunnyside Park”, ku ai u rrit.

© Panoramaplus.al