1 Shkurt, 2026

Kylie Jenner dhe Kourtney Kardashian rikrijojnë fotografinë ikonike të Sophia Loren dhe Jane Mansfield


Dy motrat Kylie Jenner dhe Kourtney Kardashian rikrijuan një nga imazhet më të famshme të epokës së artë të Hollywood-it për të promovuar projektin e tyre të ri.

Fotografia, e frymëzuar nga një imazh legjendar i Sophia Loren me Jane Mansfield nga vitet ’50, shfaq Kylie-n dhe Kourtney-n me veshje të spikatura dhe dekolte të theksuar, si dhe flokë në stil vintage, duke kapur estetikën klasike të Hollywood-it të asaj periudhe.

Kourtney Kardashian, e cila themeloi Lemme katër vite më parë së bashku me Simon Huck, prezantoi linjën e limituar Lemme x Kylie Cosmetics Skin Glaze Gummies përmes rrjeteve sociale.

Fotografitë bardh e zi shfaqin dy motrat në një përpjekje për të riprodhuar stilin elegant të dy yjeve të vitit 1957.

 

© Panoramaplus.al