Mediat rozë shkruajnë se 20-vjeçarja Kylie Jenner është shtatzënë me të dashurin e saj Travis Scott.
“Daily Mail”, shkruan se çifti ka ndarë lajmin me miqtë e tyre më parë gjatë këtij muaji dhe se Kylie është në muajin e katërt të shtatzënisë, ndërsa pret një vajzë.

TMZ publikoi fillimisht lajmin, duke raportuar nga burimet e saj se Travis u kishte thënë miqve të tij se jetë e tij do të ndryshonte shpejt dhe se ai do të bëhej baba.

Kylie është në lidhje me Travis që nga muaji prill, ndërsa më parë qëndroi e lidhur prej gati dy vitesh me Tyga-n.
© Panoramaplus.al
