Një fotograf i njohur si “OMAHI” zbulon çfarë fshihet pas fotove magjepsëse dhe joshëse në Instagram.
Ai bashkangjit 2 foto në një postim të vetëm. Fotoja e parë tregon atë që ne zakonisht postojmë në mediat sociale – një foto me shumë rregullime dhe efekte, sipas “Bright Side”.
Por argëtimi fillon me të vërtetë kur shohim fotografinë e dytë që tregon të gjithë evolucionin e fotografisë së parë. Këto shkrepje në prapaskenë janë vërtet një pamje për t’u parë.
Një pishinë e vogël në shtëpinë tuaj dhe kaq!

Fletët e zeza të letrës dhe pak shkumës ju japin një atmosferë krejt të re.

Pambuku dhe pasqyra bëjnë mrekulli.

Edhe vendet më të thjeshta mund të shndërrohen në sfonde të mrekullueshme.

Kjo vaskë e vogël bën që vajza të duket sikur është në oqeanin e thellë.

Drita ultra vjollcë mund ta bëjë foton të duket joreale.

Një pasqyrë e thyer dhe një ide e çmendur!

Ky mund të jetë një poster filmi ose kopertina e një libri shumë të shitur.

Sfondi i dha shpirt kësaj shkrepjeje.

Një ilustrim krejt i ri nga dërrasat dhe librat e thjeshtë.

Drita nga këndi perfekt e bën foton tuaj të duket unike.

Mbrojtëse plastike për të mbuluar kamerën dhe ja ku keni një pamje të mrekullueshme.

Një copë letër e prerë dhe muri i dhomës suaj janë gjithçka që ju nevojitet për një foto të pabesueshme.

Lulja mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për t’i bërë fotot tuaja të lulëzojnë. Por së pari, duhet të mendoni për një mënyrë krijuese për ta paraqitur atë.

Nëse moti nuk është në anën tuaj, nuk ka pse të shqetësoheni – një shishe ujë mund të vijë në ndihmë.


